Gazeta franceze “Le Parisien” raporton se PSG ëndërron të bëjë të vetin Lamine Yamal, 16-vjeçar mrekullibërës që po shkëlqen te Barcelona.
Dominique Sévérac publikon se “për të përforcuar linjën e sulmit sezonin e ardhshëm, që do të dobësohet nga largimi i Kylian Mbappesë, klubi parizien dëshiron të nënshkruajë me lojtarin 16-vjeçar, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026”.
Drejtuesit e PSG-së, të përfaqësuar nga Luis Campos, kanë si prioritet lojtarin e Lamine Yamal në listën e përforcimeve.
Më 9 mars, MARCA njoftoi se Barcelona kishte refuzuar një ofertë prej 200 milionë eurosh për Lamine Yamal nga PSG. Skuadra e Nasser Al-Khelaïfit po kursen shuma të mëdha parash falë largimeve të emrave të famshëm si Neymar, Léo Messi, Marco Verratti, Sergio Ramos dhe, së fundmi edhe të Kylian Mbappésë (futbollisti më i paguar në Evropë me një pagë vjetore prej 72 milionë eurosh).
Për momentin, Barcelona i referohet klauzolës së largimit prej 1 miliardë eurosh në kontratën e Lamine Yamal për t’u mbrojtur nga sulmi i PSG-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...