Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka mohuar marrjen e ish-trajnerit të Arsenal, Arsene Wenger, si drejtor sportiv i kampionëve të Francës. 68-vjeçari është i lirë pasi mbylli aventurën pas 22 vitesh në “Emirates Stadium”, gjatë javës së kaluar.
Wenger ka një marrëdhënie shumë të afërt me drejtuesit e PSG dhe shtypi shkroi se ai mund të emërohej si këshilltar tekniko-taktik i trajnerit të ardhshëm Thomas Tuchel. Gjithsesi, në një deklaratë për “L’Equipe”, Al-Khelaifi mohoi gjithçka.
“Ai është një shok i mirë, një mik për ne dhe e admirojmë dhe e respektojmë për të gjithë ato që ka bërë në futboll. Eshtë një njeri i madh, nga të parët që kam kontaktuar kur mendova të blej PSG dhe nuk e harrojë kurrë kur më tha se po marr një diamant për të cilin duhet të dijë si të kujdesem, por ne e kemi një drejtor teknik, Antero Henrique dhe ai do të qëndrojë me ne, ashtu si e kemi një trajner për sezonin e ardhshëm. Wenger nuk do të vijë në Paris,” – tha Al Khelaifi.
Në mes të qershorit, Wenger do të bëj të ditur publikisht se ku do të punojë në vazhdim të karrierës së tij. /telesport/
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...