Paris Saint-Germain vë në shtije 10 lojtarë vetëm për të financuar nënshkrimin e Messit?

17:14 | 9 Gusht 2021
KRG

Lionel Messi është larguar nga Barcelona si lojtar i lirë.

Pas 21 vitesh në shërbim të klubit, argjentinasi është obliguar të largohet nga katalonasit përshkak të disa problemeve financiare te Barcelonës.

Është përfolur një transferim i mundshëm i sulmuesit te Paris Saint-Germain dhe këtë gjë nuk e ka mohuar Messi në konferencë për shtyp duke thënë se është e mundur të nënshkruaj më klubin Frances.

Sipas “Sportsmole”, Parisi është i gatshëm të i shesë apo edhe t’i huazoj tek klubet e  tjera 10 lojtarë për të mundësuar nënshkrimin  me 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Lojtarët Rafinha, Abdou Diallo, Idrissa Gueye dhe Thilo Kehrer janë disa emra që mund të largohen nga klubi.

Kurse Ander Herrera dhe Mauro Icardi kanë refuzuar një gjë të tillë duke shprehur interesim për të qëndruar tek francezët.

Kujtojmë se poashtu Kylian Mbappe-së do të i skadojë kontrata afërsisht edhe 12 muaj, por supozohet se PSG-ja shpreson që ardhja e Messit do ta bindë 22- vjeçarin që ta rinënshkruaj një kontratë të re më klubin./arbresh.info/

Të ngjashme