Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 me Lensit në ndeshjen e javës së 34-të në Ligue 1, por ka fituar titullin e 10-të në histori të klubit.
Klubi nga Parc des Princes ka arritur të kthejë titullin në kryeqytet pas në viti, pasi kanë fituar edhe matematikisht këtë sezon, katër javë pa u mbyll sezoni.
Ky fitim i titullit për ekipin e Mauricio Pochettinos erdhi pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Lens.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat, edhe përkundër shumë rasteve.
Në pjesën e dytë, PSG i shtoi sulmet, teksa gjeti edhe golin, i cili u mendua të ishte i fitores, por mysafirët arritën të barazojnë në fund.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 67-të me anë të Lionel Messi, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli Corentin Jean që në minutën e 88-të barazoi shifrat në 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Megjithatë, edhe përkundër barazimit, PSG arrin të shpallet kampion i sezonit 2021/22 në Ligue 1, pasi ka 78 pikë apo 13 më shumë sesa Marseille i dyti.
Me këtë triumf, parisienët e qojnë në 10 numrin e titujve në histori të Ligue 1.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...