Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Bordeaux në ndeshjen e vlefshëm për javën e 28-të në Ligue 1.
Kryeqytetasit i janë kthyer fitores në kampionat duke ‘shfryrë’ ndaj Bordeaux në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën ta shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të me anë të Kylian Mbappe, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Giorgino Wijnaldum.
Në pjesën e dytë, vendasit përsëri ishin skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë.
Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën e 52-të me anë të Neymar, i cili shënoi nga afërsia për 2-0.
Në minutën e 61-të ishte Leandro Paredes që shënoi për 3-0 dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 65 pikë, ndërsa Bordeaux në vendin e fundit me vetëm 22 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, parisienët udhëtojnë te Monaco, ndërsa Bordeaux e pret Montpellierin.
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...