Paris Saint-Germaini synon të regjistrojë fitoren e katërt radhazi në Ligue 1 në Stade Raymond Kopa ndaj Angers, në ndeshjen e xhiros së 33-të në Ligue 1.
Lideri kampionatit francez mund ta sigurojë titullin me fitoren e sotme (e mërkurë), meqenëse ka 15 pikë më shumë se pozita e dytë.
Nëse Marseille lëshon pikë ndaj Nantes, atëherë PSG do të shpallet matematikisht kampion i Ligue 1 për sezonin 2021/2022. Por, edhe në rast të fitores së OM, lideri ka diferencë të riparueshme prej +21 golash, megjithatë do t’i duhej edhe së paku një pikë në javën e ardhshme për ta zyrtarizuar titullin.
Angers është në vend të 14 në renditjen tabelare me 44 pikë, mirëpo ndodhet vetëm pesë pikë larg zonës së rrezikut (ku qëndron Clermont).
Trajnerët Gerald Baticle dhe Mauricio Pochettino i kanë caktuar ekipet që do të luajnë nga fillimi i takimit.
Formacioni startues i Angers: Mandrea; Ebosse, Traoré, Thomas; Bamba, Ounahi, Bentaleb, Doumbia; Fulgini; Cho, Boufal
Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Keylor Navas; Kehrer, Marquinhos, Ramos; Hakimi, Danilo Pereira, Wijnaldum, Bernat; Mbappé, Icardi, Di María.
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...