Google ADS

Paratici: Buffon dhe Chiellini do qëndrojnë edhe për një sezon, Dybala afër rinovimit

15:52 | 3 Maj 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i Juventus-it, Fabio Paratici ka konfirmuar se portieri Gianluigi Buffon dhe qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini, do qëndrojnë edhe për një sezon, kurse sulmuesi Paulo Dybala është afër për ta rinovuar kontratën.

Buffon dhe Chiellini nuk dihet nëse do qëndrojnë shkaku i moshës, por Paratici ka konfirmuar se do jenë në Torino edhe për një sezon, transmeton portali arbresh.info.

“Buffon dhe Chiellini do të qëndrojnë dhe do jenë pjesë e skuadrës edhe për vitin tjetër. Se shpejti do nënshkruajnë kontratën e re”, theksoi Paratici.

Paratici gjithashtu konfirmoi se edhe Dybala do jetë te “Zonja e Vjetër” për një kohë të gjatë.

“Jemi duke punuar për ta rinovuar kontratën e Paulo Dybala. E duam pjesë të skuadrës për shumë vite”, përfundoi ai.

Juventus nesër do t’i rikthehet stërvitjeve, por Dybala nuk do jetë i pranishëm shkaku se testi për Covid-19 ka rezultuar përsëri pozitiv./arbresh.info.

Të ngjashme