Parashikon Jurgen Klopp: Xhaka dhe Pepe startojnë kundër Liverpoolit

10:15 | 24 Gusht 2019
Arbresh Info

Jurgen Klopp beson se Unai Emery do të bëjë dy ndryshime kyçe për ndeshjen e Arsenalit ndaj Liverpoolit pasditen e sotme (e shtunë).

Sipas trajnerit gjerman të kampionit të Evropës, Granit Xhaka dhe anësori Nicolas Pepe do të janë nga minuta e parë në ndeshjen derbi në Anfield mes dy skuadrave, transmeton portali arbresh.info.

“Arsenali do të bëjë ndoshta dy ndryshime kyçe në pozicione, ndoshta Pepe do të jetë startues, gjë që nuk do t’i bëjë ata më të dobët, dhe Xhaka me gjasë”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Nuk shoh shumë ndryshime tjera”

“Një gjë që ka ndodhur shumë tek ne gjatë muajve të fundit ose ndoshta edhe viteve, kur ne analizojmë kundërshtarin, veçanërisht në fazat e para, ata më pas luajnë plotësisht ndryshe, luajnë me formime gradualisht të gjithë por jo kundër nesh”

“Nuk jam duke thënë se Arsenali e bënë këtë por e bënë shumë të ndërlikuar analizimin, veçanërisht në fazat e para të sezonit”

“Nuk e kam idenë se si do të luajnë kundër nesh, unë e di se çfarë kanë bërë në dy ndeshjet e para, e di se çfarë bënë kundër nesh vitin e kaluar”

“Por nuk di më shumë, prandaj ne duhet të bëjmë disa vendime që na bëjnë të pavarura nga ajo që bëjnë ata”

“Prandaj, nëse ne përpiqemi, me çdo rezultat që na jep tri pikë unë jam i lumtur”, shtoi Klopp.

Ndeshja derbi mes dy skuadrave në kuadër të xhiros së tretë në Premierë Ligë zhvillohet duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

Të ngjashme