Juventusi dhe Atletico Madridi zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Skuadra spanjolle ka fituar me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano, ashtu që Zonja e Vjetër duhet ta përmbysë këtë rezultat për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Alex Sandro është i pezulluar, pasi e mori kartonin e tretë të verdhë në këtë garë në Madrid, ndërsa Blaise Matuidi rrezikon të mos luajë në ndeshjen e radhës në rast se merr karton të verdhë.
Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala u inkuadruan nga banka rezervë në fundjavë ndaj Udineses, ndërsa futbollistë, si Giorgio Chiellini, Blaise Matuidi, Mario Mandzukic e Cristiano Ronaldo – pushuan në atë takim.
Joao Cancelo dhe Miralem Pjanic po ashtu pushuan, duke qenë se ishin të pezulluar për atë sfidë, ndërsa Douglas Costa, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado dhe Sami Khedira nuk mund të luajnë ndaj Atleticos, sepse janë të lënduar.
Skuadra e plotë e Juventusit:
Szczesny, Perin, Pinsoglio; Chiellini, Caceres, Bonucci, Joao Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.
Problemi më i madh për Diego Simeone është krahu i majtë i mbrojtjes, pasi që edhe Filipe Luis edhe Lucas Hernandez janë të lënduar.
Talenti Andres Solano startoi në atë pozitë në fundjavë, mirëpo u zëvendësua dhe nuk është përfshirë në skuadrën e plotë. Gjasat janë të mëdha që Juanfran të luajë si mbrojtës i majtë.
Në ndërkohë, Thomas Partey dhe Diego Costa janë të pezulluar, ndërsa Alvaro Morata mund të startojë kundër ish-klubit të tij.
Jose Gimenez, Angel Correa dhe Antoine Griezmann rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen e ardhshme nëse marrin kartonë të verdhë.
Juventusi ka një punë shumë të vështirë pas humbjes prej 2-0 në ndeshjen e parë, mirëpo në këtë sezon ka lëshuar pikë vetëm në tri ndeshje në shtëpi në të gjitha garat, prandaj e ka vetëbesimin për t’i ndryshuar gjërat.
Atletico nuk ka luajtur mirë në udhëtim gjatë gjithë sezonit, duke i fituar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat, por rekordi i tyre në mbrojtje nënkupton se kjo do të jetë një përballje shumë e vështirë për vendasit.
Zonja e Vjetër duhet të shënojë që në pjesën e parë për t’i vënë në presion mysafirët, mirëpo të zgjedhurit e Simeones e kanë mundësinë për ta menaxhuar situatën.
Atletico nuk ka pranuar gol në katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Los Rojiblancos nuk kanë pranuar gol ndaj Juventusit në tri takimet e fundit në të gjitha garat.
Në katër përballjet e fundit të Atleticos në Ligën e Kampionëve janë shënuar mesatarisht më pak se 2.5 gola për ndeshje.
Skuadra spanjolle është e pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...