Feronikeli zhvilloi një ndeshje të mençur ndaj kampionit sllovak, Slovan Bratislava, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1, që lë hapur gjithçka për ndeshjen kthyese.
Ndeshja e vlefshme për rrethin e dytë parakualifikues në Ligën e Evropës ka shkuar shumë mirë për Feronikelin.
Ndeshja nisi më mirë për Slovan Bratislavën që kaluan në epërsi në minutën e nëntë të takimit.
Spanjolli Nono, ish-futbollist i Atletico Madridit u tregua i saktë duke mposhtur portierin Florjan Smakiqi, por që topi fillimisht ishte devijuar nga barrikada (1-0).
Pas tyre provoi edhe Albert Dabiqaj me një goditje nga jashtë, por pa sukses.
Sulmuesi Sporar kishte rastin më të mirë në pjesën e parë, por goditja e tij me gërshër u prit në mënyrën më të mirë nga Florijan Smakiqi.
Ashtu edhe siç pritej, tifozët sllovak kanë shpalosur një baner kundër Kosovës. “Kosova është Serbi”, është mbishkrimi në këtë baner.
Pjesa e dytë ka nisur mirë për sllovakët që fitojnë një penallti, pasi Lapidar Lladrovci e pengoi njërin nga sulmuesit në zonë.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sporara që e mposhti Smakiqin (2-0).
Por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan.
Në minutë e 67-të, një goditje dënimi nga e majta u harkua në zonë nga Yll Hoxha, e topin e kthyer me një goditje të fortë e ktheu në gol Mendurim Hoti (2-1).
Dëri në fund Feronikeli qëndroi më së miri dhe e ruajti mirë rezultatin, që lë gjtihcka të hapur ndeshjen kthyese.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë. /Telegrafi/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit