Etrit Berisha u rikthye titullar me SPAL-in, pas mungesës së gjatë prej 11 ndeshjesh për shkak të problemeve me COVID-19.
Gardiani shqiptar ishte më i uritur se kurrë, teksa këtë gjë e vërtetoi në fushën e blertë, duke bërë një paraqitje fantastike, teksa i vendosi “kyçin” portës, në triumfin 0-2 të SPAL-it në Kupën e Italisë ndaj Sasuolos, duke vijuar në fazën çerekfinale, ku do të përballen me Juventusin e Andrea Pirlos.
Berisha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e sotme, duke bërë disa ndërhyrje vendimtare. Portieri i Kombëtares është vlerësuar me notën 6.5 për ndeshjen e sotme nga “Tuttomercatoweb”, tekka për të thuhet: “Bën një pritje të shkëlqyer në pjesën e parë, duke i mohuar golin Raspadorit.
Paraqitje e shkëlqyer edhe në pjesën e dytë, ku me pritjet e tij, bën që SPAL-i të largohet nga ‘Mapei’ me portën e paprekur”./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030