Gabriel Barbosa është shndërruar në një hero për skuadrën e tij Flamengo.
Sulmuesi brazilian ishte njeri i finales së Copa Libertadores, kur në minutat e fundit shënoi dy gola për t’i dhënë triumfin Flamengos 2-1 ndaj River Plate.
E golave të Gabigolit i janë gëzuar edhe te Interi, skuadër që e mbanë kartonin e lojtarit dhe e kishte huazuar te Flamengo.
Klubi italian po buzëqesh tani pasi vlera e lojtarit të tyre është rritur ndjeshëm.
Interi kishte diskutuar me Flamengon për shitjen e lojtarit për 22 milionë euro, por tani pas paraqitjeve të mira kanë ndryshuar gjërat.
Neroazzurët po kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin dhe ofertat nuk mungojnë.
Valencia dhe Sevilla e duan në Spanjë Gabigolin, ndërsa interesim kanë shprehur edhe Crystal Palace dhe West Ham United.
Kujtojmë që Interi e kishte blerë brazilianin në vitin 2016 për 32 milionë euro. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...