Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka sugjeruar që disa lojtarë duhet të largohen nga klubi pas disfatës 4 me 1 ndaj Chelseas në finalen e Evropa Ligës në Baku.
Disfata tronditëse do të thotë që Arsenali nuk do të garojë sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve për shkak se ka përfunduar në pozitën e pestë në Premierë Ligë dhe e vetmja mënyrë për të depërtuar në kompeticonin kryesor ishte përmes Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, Arsenali tani mund të shkarkoj disa lojtarë dhe ata mund të kenë po ashtu një verë shumë të zënë.
“Ideja jonë do të vazhdojë dhe do të përmirësojmë lojtarët e rinj që kanë ardhur”, ka thënë Emery. “Ndoshta disa lojtarë duhen të largohen, por nuk është momenti për të folur rreth kësaj”
“Ne kemi mundësinë që shumë lojtarë të përmirësohen. Ne kemi lojtarë të rinj që kanë marrë eksperiencën e parë në një finale dhe unë jam pozitiv për të ardhmen me lojtarët e rinj që po përmirësohen gjithmonë”
“Jam shumë krenar me punën tonë, jo shumë krenar që nuk kemi arritur qëllimin, por krenar për punën tonë sepse unë mendoj se lojtarët bënë gjithçka që kanë pasur mundësi për të arritur qëllimin dhe ne ishim më afër se skuadrat tjera”
“Vitin e ardhshëm ne mund të vazhdojmë me të njëjtën skuadër dhe disa lojtarë të rinj që mund të na ndihmojnë të përmirësohemi”, shton Emery./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...