Petr Cech ka paralajmëruar “Topçinjtë” se duhet të përmirësohen përndryshe rrezikojnë të dështojnë kualifikimin në Ligë të Kampionëve për të dytin sezon radhazi.
Arsenali përfundoi në pozitën e pestë në tabelën e Premierë Ligë në sezonin 2016/17 duke humbur kështu për herë të parë pas 20 viteve kualifikimin në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi në klub që i përket Ligës së Kampionëve”, ka thënë Cech para ndeshjes të sotme (e martë) ndaj Swansea Cityt. “Ne nuk dëshirojmë të shpenzojmë vite jashtë vendit për Ligë të Kampionëve. Por, çdo vit lufta për top katërshe bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak se liga është shumë kompetitive”
“Përveç asaj, këtë sezon ne kemi pasur shumë ndeshje ku nuk ishim në standardin tonë që duhet të jemi dhe kjo është diçka që ne kemi nevojë për të adresuar për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit”
“Ne duhet të kishim më shumë pikë seç kemi aktualisht për momentin”
Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë me 42 pikë, tri më pak se Tottenhami një pozitë më lartë dhe 23 më pak se lideri i tabelës – Manchester City./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...