Google ADS

Paralajmëron Paul Pogba

14:02 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, si duket e ka lënë anash lëndimin që pësoi gjatë muajit të kaluar.

Mesfushori francez pësoi një lëndim muajin e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Baselit.

Mirëpo ai ka postuar një video në palestër, ku shihet se po i rikthehet formës dhe shumë shpejt mund ta shohim në fushë.

Pogba mungoi gjashtë ndeshje që nga lëndimi, ku edhe Manchesteri humbi pikët e para në Premierligë, duke e lënë Cityn të udhëheq e vetme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme