Jurgen Klopp ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për përkushtimin në stërvitje duke theksuar se Liverpooli do të ketë nevojë gjatë pjesës në vazhdim të sezonit për talentin e reprezentuesit të Zvicrës.
Shaqiri është inkuadruar në fushë vetëm një herë te “Redsat” deri tani këtë sezon dhe është shfrytëzuar për disa minuta gjatë pjesës së dytë të ndeshjes në kuadër të FA Community Shield ndaj Manchester Cityt në Wembley, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari ishte një rezervist i pashfrytëzuar në tri ndeshjet e para në Premierë Ligë deri tani, megjithëse Klopp insiston se minutat janë duke ardhur për të.
Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në udhëtim të së shtunës ndaj Burnleyt, trajneri tha:
“Shaqiri është duke u stërvitur mirë, kjo është situata”
“Janë katër javët e para të sezonit, kështu është. Kjo ndoshta është periudha më e vështirë për lojtarët që nuk janë duke luajtur”
“Në stërvitje, Shaq nuk ka përse të përmirësohet në ndonjë mënyrë nëse ai mund të vazhdoj me nivelin që posedon për momentin”
“Sigurisht, ai mund të përmirësohet ashtu siç të gjithë mund të përmirësohen, por nuk bëhet fjalë për këtë – ai nuk ka përse të shfaq diçka të veçantë”
“Ne do të kemi nevojë për të, ai e di këtë 100 për qind”
Pasi ka shfaqur aftësitë e tij dhe qëndrimin e klasit të parë qysh në ditët e para në Melwood, Klopp beson se Shaqiri është i përcaktuar për mundësitë që e presin atë.
“A është ai lojtari më i lumtur në skuadër? Nuk mendoj kështu. A mund ta shoh këtë në stërvitje? Jo”
“Ai është në disponim të mirë, stërvitet fortë, bënë atë që duhet të bëjë dhe është i gatshëm për momentin se kur ka për të ndihmuar skuadrën në fushë”, shtoi Klopp./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?