Agjenti i Elseid Hysajt ka konfirmuar se me gjasë ai do të largohet nga Napoli në janar.
Reprezentuesi i Shqipërisë nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit dhe kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka qenë afër kalimit te Atletico Madridi dhe Roma gjatë verës, por ata kanë refuzuar të paguajnë tarifën prej 25 milionë euro për shërbimet e tij.
“Hysaj me gjasë do të largohet në janar teksa kontrata e tij është duke përfunduar”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Rete Sport.
“Roma është një klub që do ta priste me gëzim, por ne do të shohim nëse ka interesim nga Roma për shkak se deri tani nuk ka lajme”
“Napoli e vlerëson Hysajn 25-30 milionë euro, por sa më shumë kohë që kalon, kjo do të bie. Ne kemi informuar klubin që një kohë të gjatë se ne nuk duam të rinovojmë kontratën”
“Mos e harroni këtë, për tri vite Hysaj ishte mbrojtësi i krahut të djathtë më i mirë në Serie A, prandaj ai mund të ketë shkoj në dy apo tri klube në top nivel”, shton agjenti./arbresh.info/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri