Google ADS

Paralajmërohet Chelsea, Bayerni kërkon ‘hakmarrje’

20:41 | 16 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Chelsea është paralajmëruar nga Bayern Munich pasi ky i fundit kërkon ‘hakmarrje’ për finalen e vitit 2011-12.

Chelsea në sezonin 2011-12 mposhti Bayernin në penallti (3-4), derisa Didier Drogba shënoi golin e fitores, transmeton portali arbesh.info.

Sot ( e hënë) është hedhur shorti për 1/16 e Ligës së Kampionëve, ndërsa fansat e “Bluve” iu kanë kujtuar kundërshtarëve çfarë ka ndodhur më herët.

Mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë harruar bordi i “Bavarezëve”.

Andreas Jung, reprezentuesi i bordit në short ka thënë se është vetëm çështje kohe para se Bayern të mposhtë Chelsean.

“Është çështje kohe para se Bayern të mposhtë Chelsean. Ka qenë vetëm një ndeshje në Munich edhe pse ishte një tjetër ndeshje në Prague në vitin 2013, ndeshje në të cilën fituam në penallti”

“Mendoj se Chelsea është skuadër e fortë, do jenë dy ndeshje mjaftë të vështira”

Ndërsa nënkapiteni, Thomas Muller ka thënë se janë të lumtur që mediat po e cilësojnë gjigantin gjerman si favorit.

“Nuk mendoj se Chelsea është në formë të mirë për momentin. Por kanë lojtarë të mirë me kualitetet në sulm”

“Kemi shumë besim, ndihem mirë me shortin. Mediat po e shohin Bayern si favorit dhe me pëlqen kjo gjë. Kjo është e gjitha që duam”

Kujtojmë që ndeshja mes dy gjigantëve evropian do zhvillohet me 25 shkurt 2020./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme