Liverpool udhëton ditën e sotme drejt Londrës, ku do të përballet me West Ham. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, paralajmëron se Manchester City mund të shkëputet nga ekipet e tjera në garën për titullin kampion, falë lojës së mirë që kanë treguar në ndeshjet e fundit, shkruan Periskopi.
Gjithashtu, ai ndalet dhe tek kapiteni Henderson, i cili në ndeshjet e fundit ka luajtur si qendërmbrojtës për shkak të mungesave të shumta në prapavijë.
“Këtë vit mund të jetë vërtetë një garë mes shumë ekipesh për titullin kampion, por City mund të shkëputet nga skuadrat e tjera sepse janë në një pozitë shumë të mirë dhe po luajnë sërish futboll të bukur. Ajo që kemi parë këtë sezon se nuk është aspak e lehtë për të gjithë ekipet, pasi të gjithë kanë patur ulje ngritjet e tyre për arsye të ndryshme”, deklaron gjermani.
“Henderson? Ne nuk duhet të harrojmë se ai është në të vërtetë një numër, por roli i ri e bën atë edhe më të veçantë. Hendo është një numër 8 i shndërruar në një numër 6 apo 4. Futbolli që luan ai tregon se çfarë niveli që ai ka.
Aftësitë e tij fizike janë të dukshme dhe mund të luajë në të gjithë pozicionet. Unë i uroj atij një karrierë të gjatë dhe uroj që Henderson ta mbyllë karrierën në pozicionin që ai do, por sigurisht që mund të luajë si një mbrojtës dhe këtë gjë e pamë dhe kundër Tottenham”, përfundon Klopp.
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...