“Para një viti e gjysmë askush nuk e njihte Mbappen, tani është kampion i botës”

17:28 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Trajneri i Frances, Didier Deschamps, e ka përgëzuar lojtarin e tij, Kylian Mbappen, për performancat e tij gjatë Botërorit. Ai ka thënë se brenda një viti e gjysmë, Mbappe ka arritur të pëmirësohet jashtëzakonisht shumë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain u krahasua me legjendën e futbollit, Pelen, gjatë Kupës së Botës. Mbappe u bë lojtari i dytë më i ri, pas Peles, që shënoi gol në finalen e Botërorit. Gola e tij i ndihmoi Francës të shpallet kampione e Botërorit.“Para një viti e gjysmë, askush nuk e dinte se kush ishte ai e tani është kampion i botës. Ai bën gjëra të cilat të tjerët as nuk mund t’i imagjinojnë”, ka thënë strategu francez.

“Përkundër kësaj, ai qëndron me këmbë në tokë dhe është shumë i pjekur, edhe pse është vetëm 19-vjeçar. Ai thotë se nuk është përfaqësuesi i ekipit për shkak të respektit që ka për më të rriturit. Mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë. Jam vërtet i lumtur që ai veshë fanellën e Francës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme