Para ndeshjes të së enjtes të Kosovës kundër Gjibraltarit, faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram e ka kujtuar supergoditjen e Milot Rashicës në ndeshjen kundër Augsburgut sezonin e kaluar.
Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut, të zhvilluar në stadiumin “Weserstadion” më 10 shkurt të këtij viti, ylli kosovar Milot Rashica kishte shkëlqyer me dy gola, në minutën e pestë dhe të 28-të, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, njëra prej atyre dy golave ka mbetur enden në mendjen e tifozëve të futbollit. Së fundi, atë gol e rikujtoi edhe faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram.
“Thjesht uau! Tentim jashtëzakonisht i pabesueshëm i Milot Rashicës së Werder Bremenit”, shkroi mbi video e publikuar faqja e Bundesligës.
https://www.instagram.com/p/B3U4Y_UH22c/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
“Raketa”, siç quhet Rashica në Gjermani, ishte heroi i ekipit gjerman në ndeshjen e fundit, duke ia shpëtuar një pikë me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.
Rashica kishte munguar disa javë në fushën e blertë, përfshirë këtu për dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – mirëpo ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji.
Kosova fillimisht do ta zhvillojë të enjten ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit e pastaj, të hënën, do të përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?