Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore nesër.
Në prag të kësaj ndeshje, në konferencën për shtyp te “Helvetikët” sot është paraqitur Xherdan Shaqiri.
Futbollisti nga Kosova tha se nesër pret që të jetë një ndeshje e shkëlqyer.
“Është krejt normale që jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se 95 për qind e njerëzve do të jenë të lumtur të më shohin duke luajtur. Sigurisht që do të jetë një lojë e shkëlqyer”, tha futbollisti i Chicago Fire.
Tutje, Shaqiri u pyet se sa e veçantë është për të ndeshja e nesërme, teksa ai mes tjerash tha se fitorja është qëllimi i tij dhe bashkëlojtarëve.
“Siç thashë, sigurisht që do të jetë pak më emocionuese. Por është një lojë miqësore dhe Kosova gjithashtu ka shumë lojtarë që janë rritur në Zvicër. Jam i sigurt se do të jetë një lojë e madhe dhe historike që ne duam ta fitojmë padyshim. Unë përgatitem normalisht. Unë kam luajtur tashmë lojëra që ishin shumë më të rëndësishme. Duam të tregojmë një reagim ndaj humbjes ndaj Anglisë. Qëllimi është i qartë: të fitojmë çdo ndeshje. Do të përqendrohem plotësisht në punën time në fushë”, shtoi 30-vjeçari.
Zvicra ditë më parë zhvilloi një miqësore me Anglinë, për të cilën Shaqiri tha:
“Ka pasur disa pika të mira. Luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. Por, sigurisht që është gjithmonë shumë e vështirë kundër skuadrave kaq të mëdha. Gjëja më pak e mirë është se do të na duhet t’i mposhtim këto skuadra kryesore në një moment”.
Ndryshe, miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00.
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...