Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, që do të luhet sonte në mbrëmje, kombëtarja e futbollit do të udhëtojë drejtë Izraelit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në Ligën e Kombeve.
Me këtë rast, FSHF-ja, në bashkëpunim dhe me Federatën e Izraelit, kanë njoftuar këtë të mërkurë se kanë dalë në shitje biletat për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë në Beer Sheva, për të ndjekur ndeshjen në stadium.
Të gjithë tifozët e interesuar mund të shkojnë në zyrat e FSHF-së për të blerë biletat për ndeshjen.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE, ku bëjmë pjesë në Ligën C, grupi i parë. Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael.
Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa. Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa. Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...