Sot drejton Kroacinë, ekipin që siguroi një biletë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Por, një dekadë më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar dhe ndoshta as në ëndërr nuk e kishte parë se një ditë do ishte ai trajner i kombëtares së vendit të tij, e për më tepër ta udhëhiqte drejt një synimi madhor: shpalljen kampione bote.
Pasi fitoi me penallti ndaj Rusisë, Zllatko Daliç shpërtheu në lot nga stoli.
Mirëpo, për të në mbrëmjen e djeshme u emocionuan edhe shumë tifozë në kryeqytetin shqiptar.
Daliç nuk është një emër i panjohur për ata që e përcjellin futbollin shqiptar.
Ishte korriku i vitit 2008, kur presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, vendosi t’i besonte stolin.
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën