Ka përfunduar me barazim ndeshja fantastike mes Milanit dhe Juventusit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Në pjesën e parë dy skuadrat kishin mundësi të mira, sidomos vendasit, por assesi nuk ia dolën të dërgojnë topin në portën kundërshtare, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa ishte Ante Rebic që zhbllokoi shifrat në minutën e 61-të, kurse Cristiano Ronaldo në minutat shtesë të pjesë së dytë (90+1) barazoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë.
https://twitter.com/TeamMilanAC/status/1228064058093559813
https://twitter.com/RonaIdoEdition/status/1228070816035811333
Milan në minutën e 72-të mbeti me 10 lojtarë në fushë sepse Theo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kurse, problemi kryesor për “Kuq e Zinjtë” është se në ndeshjen kthyese do mungojnë Ibrahimovic, Hernandez, Kessie dhe Castillejo sepse u ndëshkuan me karton të verdhë, kurse te mysafirët do mungojë Ramsey për të njëjtën arsye.
Ndeshja kthyese do zhvillohet në Torino me 4 mars./arbresh.info.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...