Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Feronikelit me rezultat të barabartë 0 – 0, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Gjatë pjesës së parë dy skuadrat ishin në top formë, derisa mysafirët u treguan më të rrezikshëm në fillim të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Kishte shumë raste nga të dyja skuadrat, mirëpo nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.
Ajo që u vërejt ishte kartoni i Ismet Munishit, i cili reagoi ashpër pasi gjyqtari i katër ndërpreu ndeshjen kur u lëndua lojtari i Feronikelit, Harmon.
Kjo bëri që arbitri Visar Kastrati, ta ndëshkoi me karton të verdhë, shkaku i protestave.
Pritet të shihet gjatë pjesës së dytë, nëse ndonjëra skuadër do arrijtë të gjejë rrugën drejt golit./arbresh.info.
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...