Nuk ka sjellë fitues derbi i javës mes Gjilanit dhe Prishtinës që ka përfunduar ashtu siç filloi me rezultat 0-0.
Ndeshja filloi më mirë për mysafirët të cilët rrezikuan vetëm pas 10 minutave lojë nëpërmjet Guthier Makendas, por priti portieri vendas Donat Kaçiu.
Gjilani u kundërpërgjigj me Isa Eminhazirin, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë shkoi jashtë.
Në minutën e 20-të, Debatik Curri tentoi me një goditje të fortë, por përsëri portieri vendas ishte në vend.
15 minuta para fundit të pjesës së parë, Armend Thaqi pati një rast të mirë, por goditjen e tij e priti Visar Bekaj.
Fundi i pjesës së parë ishte i mirë për Gjilanin që kishte edhe dy raste të mira.
Fillimisht goditjen e Eminhazirit e dërgoi në korner Bekaj i Prishtinës, ndërsa disa minuta më vonë Dior Zabërgja tentoi por pa sukses.
Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj super sfide.
jesën e dytë mysafirët e nisën në mënyrë mjaftë të mirë, kur realizoi Bozovic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Sulmuesi afrikan, Guthier Makenda kishte rast të artë në minutën e 76, por goditja e tij nuk ishte e saktë duke mbetur rezultati 0-0.
Vetëm dy minuta më vonë, Filonit Shaqiri i vendasve lëshoi një goditje ‘bomb’ nga distanca por e cila shkoi pak mbi portë.
Deri në fund dy skuadrat tentuan shënimin e golit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Prishtina pas gjashtë javëve ndodhet në pozitën e dytë me 11 pikë të tubuara, tri më pak se Llapi, ndërsa Gjilani në pozitën e tretë me 10 pikë.
Javën e ardhshme prishtinasit do të jenë mikpritës të Feronikelit, ndërsa Gjilani luan derbin ndaj Drtiës.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...