Paqe në “Anfield” mes Bayern e Leipzig

19:52 | 9 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Bayern Munich dhe RB Leipzig, e vlefshme për javën e 21-të në Bundesligë.

Të dy skuadrat kanë treguar lojë të mirë, mirëpo assesi nuk arritën të shënojnë në portën kundërshtare, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e parë, “Bavarezët” ishin dukshëm më të rrezikshëm, por nuk ia dolën ta thyejnë mbrojtjen e mysafirëve.

Ndërsa, e njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë ngase posedimi gjithmonë ishte në të mirë të kampionit të Gjermanisë.

Pas këtij barazimi Bayern mban pozitën e liderit me 43 pikë, një më shumë se Leipzig që renditët në vendin e dytë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme