Google ADS

“Paqe” mes Zvicrës dhe Italisë, fitojnë Belgjika, Spanja dhe Gjermania

22:58 | 5 Shtator 2021
KRG

Kanë përfunduar disa ndeshje interesante në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zvicra ka barazuar me Italinë, derisa Kombëtaret e tjera të mëdha si Belgjika, Spanja dhe Gjermania kanë fituar.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Italisë përfundoi pa gola, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.

Ndërsa ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë ka përfunduar me një barazim 1-1.

Lexo edhe:

Vedat Muriqi shënon, Kosova 1:1 Greqia

Italia kishte mundësinë më të mirë përmes Jorginhos, por ky i fundit dështoi nga penalltia.

Pas këtij barazimi, Italia është lider me 11 pikë, derisa Zvicra në pozitën e dytë me shtatë pikë.

Lexo edhe:

Yann Sommer i Zvicrës ia mbron penalltinë Jorginhos së Italisë

Rezultatet e takimeve të tjera:

Belgjika 3 – 0 Republika Çeke

Gjermani 6 – 0 Armeni

Rumani 2 – 0 Litenshtajnë

San Marino 1 – 7 Poloni

Spanjë 4 – 0 Gjeorgji.

Kosovë 1- 1 Greqi.

Ndërsa ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës është suspenduar përshkaqe se disa nga stafi mjekësor të Brazilit janë futur në fushë duke mos lejuar që loja të zhvillohet, me arsye se disa lojtarë kanë thyer rregullat  e COVID-19.

Lexo edhe:

Personeli shëndetësorë dhe polica ndërprejnë ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës, kjo është arsyeja

Të ngjashme