Milani dhe Interi luajtën ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke e mbyllur baras 0-0.
Ndeshja nisi furishëm dhe pritej që të kishte gola, por të dy skuadrat respektuan më shumë se që duhet njëra tjetrën.
Rastin e parë të mirë e kishte Alexis Saelemaekers, por që goditja e tij u prit nga Samir Handanovic.
Menjerhë pas tij një kombinim i mirë mes Olivier Giroud dhe Theo Hernadez rrezikoi portën e Interit, por që goditja shoi ngjitur me shtyllën.
Në fund të pjesës së parë Interi kërkoi penallti pas një rrëzimi në zonë të Hakan Calhangolut, por gjyqtari nuk vendosi për penallti.
Pjesa e dytë ishte më e plogësht, ku munguan rastet e mira.
Kjo ndeshje lë të hapur gjithçka për ndeshjen kthyese, ku edhe do të caktohet finalisti.
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...