Paqe mes Barcelonës dhe Realit në “Camp Nou”

21:53 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ka përfunduar “El Clasico” me rezultat 0 – 0 në kuadër të javës së 17-të në La Liga.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, mirëpo dështuan të shënojnë në portën kundërshtare, transmeton portali arbresh.info.

“Los Blancos” ishin me të rrezikshëm në sulm pasi kishin 16 gjuajtje drejt portës derisa posedimi i topit i takonte vendasve.

Gareth Bale në minutën e 72-të shënoi gol pas një pasimi të bukur nga Ferlan Mendy, por iu anuluan për shkak se ky i fundit ishte në pozitë jashtë loje.

Gjithashtu në ndeshje u dhanë plotë 7 kartonë të verdhë, tre për Barcelonën derisa katër tjerët i takuan mysafirëve.

Në këtë ndeshje, Ansu Fati theu një tjetër rekord pasi u bë lojtari më i ri që luan në “El Clasico” që nga viti 1941.

Barcelona mbetet lider me 36 pikë, aq sa ka edhe Reali në vendin e dytë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme