E ardhmja e Leart Paqaradas duket se është zgjidhur tani.
Mbrojtësi ishte transferimi i parë i Koln për këtë sezon, por gjërat nuk shkuan siç ishte parashikuar.
Ai arriti marrëveshje me skuadrën gjermane në janar dhe ishte paraparë t’i bashkohej skuadrës këtë verë, por pati një paqartësi.
FIFA ia bllokoi transferimet ekipit të Bundesligës dhe e ardhmja e Paqaradës kishte mbetur pezull.
Megjithatë, ky dënim nga FIFA zgjati deri në fund të muajit maj, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e pezulloi atë.
Pavarësisht problemeve Paqarada kishte besim te klubi.
“Kam qenë vazhdimisht në kontakt me përgjegjësit në Koln dhe kam pasur gjithmonë një ndjenjë të mirë. Në fakt, kam qenë gjithmonë në humor të mirë që do të funksiononte në fund. Nuk jam marrë me asnjë temë tjetër, kam kërkuar një apartament relativisht herët dhe kam nënshkruar kontratën e qirasë edhe para vendimit të CAS. E pranova rrezikun”, tha Paqarada.
Në Koln, Paqarada, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, do të zëvendësoj Jonas Hector në krahun e majtë të mbrojtjes.
“Nëse do të mund ta zëvendësoja Jonasin në mënyrë adekuate, atëherë do të më duhej të luaja këtu edhe për 20 vjet të tjera. Nuk kam kohë. Unë tashmë e di se çfarë ka lënë këtu dhe boshllëkun që është krijuar. Por puna ime nuk është të zëvendësoj Jonas një për një, nuk mund ta bëj këtë. Mundohem ta ndihmoj ekipin në mënyrën time. Por do të kisha dashur të luaja me Jonasin. Hapat tashmë janë shumë të mëdha, do të bëj më të mirën. Ka gjëra më të këqija sesa të krahasohesh me Jonas Hector”./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...