Papa Françesku ka bërë një rrëfim special, në këtë vit të ri 2021. Në prononcimin e tij për “Gazzetta dello Sport”, ati i shenjte, veç të tjerash ka folur edhe për raportin me bashatdhetarin e tij, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit 2020.
“Në fushë ai ishte një poet, një kampion i madh që u dha gëzim miliona njerëzve, në Argjentinë si në Napoli. Maradona gjithashtu ishte gjithashtu një njeri shumë i brishtë. Unë kam një kujtim personal të lidhur me Kampionatin Botëror 1986, atë që Argjentina fitoi falë Maradona. Unë isha në Frankfurt, ishte një kohë e vështirë për mua, isha duke studiuar gjuhën dhe duke mbledhur materiale për tezën time.
Më kujtohet që një ditë pas fitores së Argjentinës ndaj Gjermanisë, një vajzë japoneze shkroi “Rroftë Argjentina” në dërrasën e zezë gjatë një mësimi gjermanisht. U takova me Maradonën gjatë një ndeshje për Paqen në 2014. Unë kujtoj me kënaqësi të gjitha ato që Diego bëri për “Scholas Occurrentes”, Fondacioni që kujdeset për nevojtarët në të gjithë botën.
Ndërkohë ndër të tjera, Papa Francesku foli edhe për të kaluarën e tij si dhe raportet që ka pasur me sportin në fëmijëri.
“Të qënit portier në fëmijëri ishte një shkollë e shkëlqyer e jetës për mua. Portieri duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet rreziqeve që mund të vijnë nga kudo… Unë gjithashtu luaja basketboll, më pëlqente basketbolli sepse babai im ishte një shtyllë e ekipit të basketbollit në San Lorenzo.
“Asnjë kampion nuk është ndërtuar në laborator. Një kampion lind dhe forcohet me stërvitje. Dopingu në sport nuk është thjesht një mashtrim, është një rrugë e shkurtër që anulon dinjitetin.
Talenti është një dhuratë e marrë por kjo nuk mjafton: duhet të punosh për të. Më kujtohen ata që vrapojnë 100 metra në Lojërat Olimpike: për ato shumë pak sekonda, vite dhe vite stërvitje. Herë pas here lexoj për ndonjë kampion të madh i cili është i pari që arrin në stërvitje dhe i fundit që do të largohet. Vullneti është më i fortë se aftësia.Këtu sporti udhëton dorë për dore me jetën”, deklaroi Papa Françesku.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...