Panucci zbulon pse Edon Zhegrova zgjodhi Kosovën para Shqipërisë

11:36 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Sipas Panuccit, Zhegrova dëshironte të luante për Shqipërinë, por ishte ndkimi i babait në vendimin e 18 vjeçarit.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, në konferencë për media para miqësores me Norvegjinë ka bërë të ditur se Edon Zhegrova zgjodhi Kosovën para Shqipërisë për shkak të insistimit të babait të lojtarit, pavarësisht se ai ëndërronte Kombëtaren.

“Edon Zhegrova ishte i gatshëm të vij te ne, por ndikoi ndërhyrja e të atit”, ka deklaruar Panucci.

Talenti 18 vjeçar i Genkut, pritet të ftohet nga trajneri i ri, Bernard Challandesit, për miqësoret me Madagascarin dhe Burkina Fason. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme