Christian Panucci ka thënë se Shqipëria do të luajë për fitore ndaj Skocisë na Glasgow në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të luajë të hënën ndaj skocezëve në kuadër të xhiros së dytë të Grupit 1 të Ligës C, pas fitores në ndeshjen e saj hapëse ndaj Izraelit në shtëpi të premten.
A e keni vendosur formacionin dhe sa ndryshime do të ketë krahasuar me ndeshjen me Izraelin?
Mendimet i kam patur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura.
Do të jetë Agolli në fushë?
Ai është kapiten, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë.
Në Skoci do të kënaqeshit vetëm për një barazim?
Kemi ardhur në Glasgow për të bërë më të mirën dhe për për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Do ta tentojmë. Pas ndeshjes do të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë.
Herën e fundi që keni qenë këti keni shënuar golit fitues me Italinë…
Ka qenë një nga ditët më të bukura të karrierës sime, kam shënuar, por tani jam trajner i Shqipërisë. Të luash kundër Skocisë nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos pas humbjes me Belgjikën. Krenaria skocezëve duhet respektuar. Do të tentojnë të kthejnë situatën në favorin e tyre./SS/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...