Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nisi grumbullimin këtë të diel në Hotel Tirana për dy ndeshjet eliminatore të botërorit Rusi 2018 me Lihtensteinin dhe Maqedoninë.
I pari në vendgrumbullim u shfaqën trajneri Christian Panucci dhe sulmuesi Azdren Llullaku, ndërsa në orën 21:00 mbërriti grupi i parë i futbollistëve kuqezi.
Në orën 23:00 skuadra mori formë më të plotë, ndërsa gjatë kësaj të hënë në dispozicion të Panuccit do të vihen edhe Abrashi, Kukeli dhe Grezda. I fundit që do t’i bashkohet skuadrës të martën do të jetë Migjen Basha, i cili do të jetë i impenjuar në Serinë B me Barin.
Në një lidhje direkte nga Hotel Tirana për Zona Gol, trajneri i Shqipërisë theksoi rendësinë që kanë dy takimet e radhës për kuqezinjtë.
“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, sepse kur vesh fanellën e kombëtares nuk ekzistojnë miqësoret dhe ndeshjet e lehta. Ndaj Lihtensteinit që duket ndeshje e lehtë, nëse nuk hyn në fushë me mentalitetin e duhur gjithçka mund të kthehet shumë e vështirë. Pastaj kemi përballjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë. Të dyja duhet t’i marrim me shumë seriozitet”.
Më pas Panucci shojegoi arsyen përse u ka dërguar ftesë tre prurjeve të reja, Hysen Memollës, Valon Ahmedit dhe Ivan Balliut.
“Kanë bërë mirë në këtë periudhë dhe e pashë të arsyeshme për t’i grumbulluar. Janë lojtarë interesante dhe që mund të kontribuojnë në kombëtare. Shpresoj të mos kem gabuar”, deklaroi Panucci.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...