Panucci pas Shqipërisë kalon në kampionatin grek

15:36 | 21 Shtator 2019
Arbresh.info

Karriera si trajner i Christian Panucci nuk do të ndalet.

Ish tekniku i kombëtares shqiptare nga e cila u largua në muajin mars pas humbjes me Turqinë në kualifikueset e Euro 2020, mund të vazhdojë eksperiencën e tij në këtë detyrë jashtë kufijve italianë. Mësohet se 46 vjeçari është shumë pranë kalimit në kampionatin grek të futbollit pikërisht te skuadra e ARIS të Selanikut.

Tashmë Panucci dhe drejtuesit e klubit grek duket se e kanë arritur marrëveshjen mes tyre në aspektin financiar dhe bisedimet po bëhen për bashkëpunëtorët e tij, me Panuccin që do të kërkojë të marrë 3 të besuarit e tij. Me t’u arritur marrëveshja edhe në këtë pikë, ish trajneri i kombëtares shqiptare do të firmosë kontratën e tij të re./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme