Panucci pas humbjes: Po flinim te goli i parë, ja pse më vjen keq

23:08 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Shqipëria ka pësuar humbje 2:0 në udhëtim te Izraeli në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes me Izraelin, trajneri Panucci foli për Rtsh ku deklaroi:

Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit.

Pse humbëm?

Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq.

Ku ishin mbrojtësit?

Ishte një top i gjatë, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment.

Çfarë luajmë ndaj Skocisë?

Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë.

Dukeni i dorëzuar?

Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vështirë.

Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan?

Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm