“Me dorë të hekurt”. Kështu ka parashikuar Christian Panucci të drejtojë Kombëtaren shqiptare, duke shkaktuar jo pak habi në ndryshimin e menjëhershëm të “kursit” të trajtimit të futbollistëve.
Mbrëmjen e 5 tetorit, në hotel “Hospes Amerigo” në Alicante, kur Kombëtarja shqiptare ishte duke konsumuar darkën, përpara se të pushonin futbollistët, një prej tyre, në menynë e darkës, duke folur edhe me doktorin e ekipit, ka kërkuar të hajë patate të skuqura.
Sipas porosisë së dhënë për stafin e kuzhinës, patatet kanë mbërritur në tavolinë. Por kjo ka shkaktuar jo pak nervozizëm te trajneri italian.
Sipas burimeve nga stafi, u fol edhe për një debat të ashpër mes trajnerit dhe doktorit të ekipit se pse në tavolinë ishte shërbyer për konsum një ushqim për të cilin nuk kishte dhënë leje trajneri.
Sigurisht, patatet e skuqura nuk u konsumua. Dhe ky episod, që po kalonte gojë më gojë nga stafi te futbollistët, nuk kaloi pa komente.
Ndryshe, kombëtarja shqiptare do të takohen ditën e hënë me Italinë në kuadër të ndeshjes së fundit në kuadër të eliminatoreve të botërorit.
Theksojmë se Shqipëria pritet të përfundojë e treta në grup ndërsa Italia ka siguruar pozitën e dytë. /360sport
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë