Panucci deklaroi pak javë më parë se një nga gabimet e tij në karrierë si lojtar, ishte që la Realin e Madridit për Interin.
Por, me sa duket, jeta vazhdon t’i japë leksione të hidhura italianit edhe tani që është trajner. E mbani mend kur trajneri i Kombëtares i përmendte Ansi Agollit se “do të ishte 38 vjeç kur të niste Europiani i ardhshëm”? Epo ja që fjalët i merr era. Burime të sigurta pranë FSHF-së dhe stafit të Kombëtares bëjnë me dije për se Panuçi ka ndërmend të rikthejë mbrojtësin e majtë në Kombëtare.
Panucci është vënë nën presion të madh pas paraqitjeve të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit.
Më shumë sesa humbjet, Shqipëria ka zhgënjyer me lojë. Pikërisht për këtë motiv, por edhe prej një klime të acaruar brenda skuadrës, Panuçi ka vendosur të rikthejë Agollin në ekip.
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...