Nisur nga deklarata e trajnerit që u mundua të justifikonte ftesën e Naser Alijit, i cili është aktualisht pa skuadër, ngrihen një sërë pyetjesh.
Me gjithë respektin për vlerat e mbrojtësit të majtë, fjalët e teknikut që e etiketuan Alijin si pjesëtar të familjes ngrenë dyshime me mënyrën si po trajtohen futbollistët e Kombëtares.
Duke qenë se edhe futbollistët Agolli, Balaj e Kaçe janë gjithashtu pjesë e familjes kuqezi, me të drejtë ngrihet pyetja se çfarë ndodh me këta futbollistë?
Ftesa për Alijin, e shpjeguar si mundësi ndihmese për mbrojtësin për momentin që po kalon, mund të krijojë një precedent shumë të rrezikshëm në Kombëtare duke qenë se në vijim do të vijnë ndeshjet me vlerë kualifikimi në kompeticionet që kuqezinjtë do të marrin pjesë, qoftë Liga e Kombeve apo edhe kualifikueset për Europianin e ardhshëm.
Duket se futbollistët nuk po marrin të gjithë trajtimin e njëjtë dhe ndihmesën e njëjtë nga Kombëtarja, pasi qartësisht vihet re se edhe Ergys Kaçe ka nevojë për ndihmë për situatën që po kalon te PAOK-u.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...