Dy ditë më parë, Kristian Panuçi bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqë- sore me Turqinë dhe ra në sy mungesa e futbollistëve sulmues, pavarësisht se italiani premtoi lojë ofensive.
Vetëm Armando Sadiku është sulmues i deklaruar, ndërsa për këtë ndeshje nuk u thirr Bekim Balaj.
Në kohët e fundit ka vuajtur nga një dëmtim, por duket se ka lënë pas gjithçka dhe ditën e djeshme ishte i grumbulluar nga ekipi i tij, Akhmat Grozni, pavarësisht se nuk pati minuta në fitoren e arritur kundër Rostovit.
Çudia më e madhe është që Panuçi ka grumbulluar për këtë sfidë miqësore një lojtar të dëmtuar si Migjen Basha, i cili ditën e djeshme nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Barit për ndeshjen ndaj Salertinatës. Gjatë kësaj jave, ai nuk është stërvitur me skuadrën, por ka bërë vetëm terapi intensive. Megjithatë nuk ia doli të ishte i gatshëm për ndeshjen e djeshme. Kjo duket se nuk i ka bërë përshtypje trajnerit Panuçi, i cili e ka grumbulluar.
Ndoshta Basha do të grumbullohet dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve nga mjekët e Kombëtares për t’u lënë më pas i lirë, ose ndoshta mund të rikuperohet në ditët që do të zhvillojë përgatitjet me kuqezinjtë.
Panuçi me të drejtë mund të thotë se ndeshja me Turqinë është thjesht një miqë- sore ku ai kërkon të eksperimentojë, por sigurisht që bie në sy fakti që grumbullohet një lojtar i dëmtuar dhe nuk thirret një lojtar që është rikuperuar plotësisht dhe po pret momentin e tij për të ndihmuar Kombëtaren shqiptare.
E çuditshme është edhe mungesa e Kaçes, i cili u rikthye me bujë dhe ishte lojtari që shkëlqeu me Spanjën dhe Italinë, por Panuçi këtë herë ka vendosur ta lërë në shtëpi…
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...