Ali Adnani prodhoi njëri nga penaltitë “panenka” më të tmerrshme para se supergoli nga Zaltan Ibrahimovic t’i siguronte fitore Los Angeles Galaxy ndaj Vancouver Whitecaps.
Kur Whitecaps përfituan një penalti pas 45 sekondave të parë mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen në MLS, ata duket se kishin një shans perfekte për të siguruar një epërsi të hershme, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/futbolMLS/status/1114351337662083072
Por, reprezentuesi irakian Adnani, i huazuar te Vancouveri nga klubi italian Udinese, tentoi të shënonte “panenka” nga pika e bardhë dhe gjithçka shkoi në formë të tmerrshme.
Nga ana tjetër, ylli Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë te La Galaxy duke e goditur topin fuqishëm te zona e rreptësisë gjatë minutës së 71′ – tetë minuta pas golit të epërsisë nga Daniel Steres.
Me fitoren 2 me 0, Galaxy vazhdon të jetë në pozitën e dytë prapa rivalit lokal LAFC derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje këtë sezon./arbresh.info/
https://twitter.com/MLS/status/1114382808900939776/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?