Google ADS

Pamjet që nuk janë parë më herët. Xhaka shahet rëndë nga tifozër serbë, shikoni si reagon dhe çfarë u thotë ai.

12:26 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dy “heronjtë” e Zvicrës në ndeshjen e grupeve të Kampionatit  së Botës “Rusia 2018” kundër Serbisë.

Kujtojmë se Granit Xhaka shënoi golin e barazimit, ndërsa Xherdan Shaqiri vulosi fitoren në minutat e fundit të ndeshjes.

Festa e tyre duke e bërë shqiponjën i revoltoi shumë tifozët serb, sa nuk reshtën së shari dhe ofenduari futbollistët e Zvicrës me prejardhje nga Kosova.

Një moment është kapur, derisa Granit Xhaka po dilte nga stadiumi, kur një tifoz serb që ishte në tribunat pranë daljes, e shanë atë në gjuhen shqipe fillimisht, e pastaj dhe në atë serbe.

Por, shikoni si reagon Granit Xhaka në atë moment, nga disa pamje që janë marrë nga Indeksonline.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme