Pamjet e para të stikerave virtual në CS:GO të ekipit Bad News Eagles

18:05 | 4 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Më në fund janë lansuar stikerat virtual për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në turneun e madh PGL Antwerp Major 2022.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles së fundmi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku do të garojnë për një grup çmimesh prej 1 milion euro.

Për secilin ekip që siguron pjesëmarrjen në një turne Major, kompania e VALVE lanson stikerat virtual të cilat mund të blihen përmes STEAM MARKET.

Tashmë të gjithë fansat e ekipit Bad News Eagles do të mund t’i mbështesin ata duke blerë, stikerat virtual të lojtarëve dhe ekipit apo duke hapur kapsulat në lojën e CS:GO.

Çmimet e stikerave virtual të ekipit Bad News Eagles fillojnë nga 0.11 cent e duke shkuar deri në 30 euro e më lartë, çmimet ndryshojnë varësisht nga volumi i shitjes së stikerave.

Siç edhe është cekur më herët, lojtarët e ekipit shqiptar do të mund të fitojnë rreth një milion euro nga shitja e stikerave virtual në lojën e CS:GO.

Një pjesë nga shitja e stikerave shkon për kompaninë e VALVE ndërsa pjesa tjetër shkon për lojtarët dhe ekipin.

Ekipi shqiptar shumë shpejt do të udhëtojë për Belgjikë, pasi do të zhvillojë ndeshjen e parë në PGL Antwerp Major, kundër Eternal Fire, me 9 maj duke filluar nga ora 12:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme