Conor McGregor bëri një skandal të madh dy ditë më parë derisa sulmoi një autobus në Barclay Center në Brooklyn.
Luftëtari i sporteve marciale kishte goditur me shkallë autobusin ku ndodhej rivali potencial i ardhshëm i tij Khabib Nurmagomedov.
E gjesti i ka kushtuar irlandezit me arrestim nga policia e New Yorkut, por që është liruar pasi ka paguar kaucionin prej 50 mijë dollarëve.
Por video e re e publikuar nga UFC, shihet se në autobus ndodhej edhe sportisti shqiptar Ilir Latifi.
Fatmirësisht Latifi nuk ka pësuar asnjë lëndim por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për mikun e tij i cili kishte gjak në fytyrë.
Për gjestin e McGregor ka folur edhe presidenti i UFC, Dana White.
White ndër tjera ka thënë se irlandezi ka mundur të përleshej në tetëkëndsh me Nurmagomedov dhe jo ta sulmonte autobusin. /Telegrafi/
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve