Josh Taylor e ka nokautuar Apinun Khongsongun me një goditje dërrmuese në rundin e parë, për t’i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e mesme në WBA dhe IBF.
Boksieri skocez e goditi kundërshtarin e vet tajlandez me një të majtë brutale dhe e rrëzoi në dysheme, aq fuqishëm saqë Khongsong u desh të largohej nga ringu me barelë, transmeton Gazeta Express.
24-vjeçari ishte i pamposhtur deri para këtij meçi.
Josh Taylor digs in a short left to the body to score a first round stoppage against Apinun Khongsong ???
— Boxing World UK ? (@BoxingWorldUk) September 27, 2020
Kjo fitore nënkupton se Taylor tani është një hap larg meçit më kampionin e botës në WBO dhe WBC, Jose Ramirez, në rrugëtimin e tij për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës.
“Nuk e dija që goditja ime e kishte lënduar atë aq shumë, derisa e pashë që ra në dysheme”, tha 29-vjeçari.
Littrally the Josh Taylor fight while we all watch WBSS. Dude is still down now pic.twitter.com/EGwC5i0pWG
— Darren Parsons (@milkybarkid_85) September 26, 2020
“Khongsong e ka goditjen më të fuqishme nga të gjithë boksierët me të cilët jam përballur. E kam ndier fuqinë e goditjes së tij. Por kjo më ka ndezur mua për të mos u ngutur dhe për të qenë i durueshëm”, shtoi ai.
Skocezit iu deshën vetëm dy minuta e 41 sekonda për ta fituar këtë luftë.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave