Takefusa Kubo debutoi për Real Madridin në humbjen 3:1 kundër Bayern Munich në një ndeshje miqësore të International Champions Cup në fundjavë. Ky nuk ishte një debutim i thjeshtë miqësor, megjithatë.
Edhe pse Kubo nuk shënoi dhe s’mundi t’i ndihmojë të bardhëve ta shmangin humbjen, ai në një moment e bërë tërë stadiumin të ngrihej në këmbë nga shkëlqesia e tij, që ishte e klasit botëror.
Që prej transferimit në Madrid këtë verë, Kubo u ka shfaqur magjinë e tij në stërvitje, por të njëjtën e bëri edhe ndaj një gjiganti si Bayern Munich.
Talenti japonez u zu ngushtë në korner nga Alphonso Davies dhe nuk pati mundësi ta pasojë topin te asnjëri prej bashkëlojtarët e tij. Por ai nuk bëri panik dhe e kaloi lojtarin e Bayernit me një lëvizje artistike.
Ai ia futi topin nën këmbë të riut kanadez. Kubo e la atë të shtangur dhe u largua me shpejtësi duke gjetur hapësirën që nuk e kishte një sekondë më parë.
Tifozët në NRG Stadium në Houston reaguan ndaj kësaj shkëlqesi nga 18-vjeçari duke u ngritur në këmbë dhe duartrokitur.
https://twitter.com/svtdani/status/1152819814156722176
https://twitter.com/ProperFootball_/status/1153098125546053633
https://twitter.com/KaizerT8/status/1152903809859018758
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...