Sot është bërë hapja solemne e Qendrës Nacionale të Xhudos në Kosove, më saktësisht në Pejë.
Në këtë ceremoni kanë qenë pjesëmarrës krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe poashtu Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Mairus Vizer.
Gjatë inaugurimit të Qendrës Nacionale të xhudos, është zbuluar poashtu edhe emri i rrugës i cili është emëruar me emrin e Presidentit të Federatës së Xhudos, Mairus VIzer.
Pas fjalimeve krerët kanë pasur mundësinë të hyjnë mbrenda ku edhe është bërë prezantimi dhe ekspozimi i disa prej sportistëve të xhudos.
Kryeministri i vendin, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij ka thënë se bashkërisht kanë arritur të ndërtojnë “Shtëpinë” e tyre të re.
“Bashkërisht, u kemi ndërtuar shtëpi të re kampionëve aktualë olimpik dhe kampionëve të tjerë të ardhshëm”- ka thënë Kurti.
Ndërsa Vjosa Osmani ka dekoruar dy sportistët të cilat kanë fituar medalje të artë olimpike në Tokio.
Presidentja ka nderuar me medalje dy kampionet olimpike me titullin “Nderi i Republikës”.
Ndërsa Distria është dekoruar me dy medalje me atë të “Medaljen Presidenciale dhe “Nderi i Republikës, pasiq Nora Gjakova më herët është dekoruar me “Medalje Presidenciale.
Poashtu është dekoruar edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka me medalje Presidenciale. /arbresh.info/
Pamje nga Palestra:
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...