Lionel Messi dhe Sergio Aguero nuk duken edhe aq të gatshëm për Kupën e Amerikës, siç tregojnë pamje nga stërvitja e tyre me ekipin kombëtar të Argjentinës.
Dyshja sulmuese, e cila do të tentojë t’i ndihmojë Argjentinës ta fitojë një trofe të madh pas një kohë shumë të gjatë këtë verë në Brazil, i bëmë bashkëlojtarët e vet të shpërthejnë në të qeshura duke mos qëlluar në portën bosh.
Kupa e Amerikës do të nisë këtë të shtune në Brazil dhe Argjentina është skuadra e dytë favorite pas nikoqirit për të fituar këtë garë. Për herë të fundit, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës në vitin 1993.
Bardhekaltrit do ta luajnë ndeshjen e parë më 16 qershor kundër Kolumbisë, por, duke parë atë që ka ndodhur në stërvitjen e fundit, shenjat nuk duken të mira për skuadrën e Lionel Scalonit.
Në një video të postuar në Twitter nga “ESPN FC”, shikohen Leo Messi dhe Sergio Aguero që nuk arrijnë të shënojnë me portën e zbrazet. /Gazeta Express/
https://twitter.com/ESPNFC/status/1138800758323916800
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...